Shiste lëndë narkotike në qytetin e Vlorës, bie në pranga 35-vjeçari
21/01/2026 12:37
Në kuadër të kontrolleve, është arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar që shiste lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.
Policia ka sekuestruar një sasi kanabisi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së shtetasit F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u realizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të siguruar nga burime operative.
Gjatë kontrollit të automjetit tip Smart dhe më pas në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kanabis sativa. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel