Video/ Uragani ‘Harry’ godet Italinë, alarm i kuq në Siçili dhe Sardenjë, nis evakuimi i banorëve
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pretendon se nuk është njoftuar që nesër në seancë do të votohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Sipas tyre grupi parlamentar duhet të ishte njoftuar 7 ditë më parë dhe jo më vonë se dy ditë para seancës plenare.
“Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar për t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e radhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.
Transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit të Shqipërisë, që për secilën çështje, për secilën vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sot, qeverisa miratoi aderimin e Shqipërisë ne bordin e Paqes pas ftesës zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump.
Top Channel