“Kujdes me SMS dhe email”, Policia apel qytetarëve: Kujdes nga faqet mashtruese për gjoba automjetesh Pas përfundimit të homazheve për katër protestuesit e vrarë më ’21 janar’, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika iu drejtuar SPAK-ut.
Nga 16 korriku 2024, drejtësia për 21 Janarin dhe për familjen e Aleks Nikës është në duart e SPAK-ut.
Por edhe ky përvjetor i protestës me katër të vrarë – Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, ishte një skenar i përsëritur.
Xhaxhai i Aleks Nikës e vizitoi sërish Prokurorinë e Posaçme për të mësuar nëse ka të reja nga fronti i SPAK-ut.
E vërteta është se, pavarësisht dhjetëra të pyeturve, çështja vazhdon të jetë e regjistruar pa emra konkretë, por vetëm me veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Këto dy vepra janë parashkruar dhe brenda afateve mbetet vetëm akuza e vrasjes.
Në 15 vite dosje e hapur, ka vetëm dy të dënuar: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt. Pa emër mbeten dy të tjerat, ajo e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, për të cilën Strasburgu u shpreh se është krim shtetëror. Në kërkim të drejtësisë, familja Nika e pati betejën e parë me SPAK-un.
Këtu, në gjykatë, 21 Janari ishte vetëm për kërkesën e familjes Nika. Gjatë këtij viti u pyetën shumë, duke nisur nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi dhe zyrtarë të Gardës.
Shpresa mbetet tek emrat e tjerë që do të pyeten dhe disa akt-ekspertiza. Në mos, edhe përvjetori tjetër shënon pritjen e radhës për drejtësinë, që ende nuk dihet nëse është apo jo duke ardhur.
Top Channel