Në kërkim ndërkombëtar nga Britania për vrasje, pranga 27-vjeçari, pritet ekstradimi

21/01/2026 15:51

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar.

I riu kërkohej nga autoritetet britanike, të cilat i kishin caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. M., 27 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 27-vjeçarit, në Mbretëri të Bashkuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB