“Mund të sigurojmë paqen në botë”/ Trump për Groenlandën: Duam një copë akulli në këmbim të asaj çfarë kemi bërë për NATO-n

21/01/2026 15:26

Donald trump e përmendi sërish sot nga samiti në Davos se SHBA-së i duhet Groenlanda për të garantuar sigurinë e saj dhe të gjithë botës.

Gjatë fjalimin të tij presidenti tha se Amerika po kërkon një copë akulli për të siguruar paqen në botë duke pretenduar se në SHBA-të do të ndërtojnë në Groenlandë sistemin anti-raketor më të fuqishëm në botë.

“Ne e kërkojmë atë Groenlandën për shkak të sigurisë tonë kombëtare. Do të ndërtojmë aty teknologjinë më të lartë antiraketore. Nga ajo do të mbrohet edhe Kanadaja. Kanadaja merr shumë gjëra falas nga ne. Tani unë po kërkoj një copë akulli, për paqe në botë. Dhe iu them që do jemi aty për NATO-n 100%, por nuk e di nëse ata do jenë aty për ne. Me gjithë ato para që kemi shpenzuar për aleancën dhe nuk e di ende nëse ata do të na mbështesin ne”, u shpreh Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB