Shtatë vjet nga vrasja e ish policit Santiago Malko gjykata gjeti fajtorë edhe pesë persona të tjerë që i dënoi me një total prej 130 vite burgim.
Vetëm për njërin prej tyre, Erlis Duka gjykata i doli kundër SPAK që edhe pse kishte kërkuar 25 vite burgim, trupa deklaroi se nuk ka prova për përfshirjen e tij në krim ndaj dhe e shpalli të pafajshëm.
Megjithatë nga i ashtuquajturi klani Duka, SPAK gjeti të përfshirë në krim Leonard Dukën ekstraduar më herët në Shqipëri dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie.
Kurse Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u dënuan me nga 25 vite burgosje. Të akuzuarit shikohen nga SPAK si anëtarë të grupit kriminal rival me grupin e Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të 2022 dhe njëherazi në listën e të shumëkërkuarve të drejtësisë.
Për vrasjen e Santiago Malkos që SPAK e cilëson si krah i Martinaj, prokurori tha se organizatorë të atentatit ndaj tij ishin dy vëllezërit Duka, prej kësaj të mërkure njëri prej tyre i pafajshëm kurse tjetri e sigurtë që do ta kundërshtojë në apel verdiktin.
Në total prokuroria kishte kërkuar dënimin me 157 vite burgim , për një sërë veprash duke nisur nga vrasja e deri tek grupi kriminal , ndërkohë që për dy të tjerët Ilir Selmani dhe Bledi Teta janë ngjitur e zbritur nga shkallët e drejtësisë me rikthime për gjykim
Top Channel