Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Belsh, ku një 20-vjeçar ka përplasur një të moshuar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrenas, ku 20-vjeçari me inicialet K.L dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia njofton se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB