“Ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”/ Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të bisedojnë ditën e nesërme në Davos

21/01/2026 16:55

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet të enjten në Davos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas raportimeve, gjatë ditë së sotme Zelensky ndodhej në Kiev, ndërsa Trump mbajti fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë fjalimit të tij, Trump deklaroi se kishte në plan të takohej me Zelenskyn më vonë gjatë ditës.

“Jam në kontakt me Presidentin Zelensky dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

Më vonë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi dypalësh me përfaqësuesit e Zvicrës, presidenti amerikan konfirmoi se takimi do të zhvillohet të enjten.

Dy liderët pritet të vazhdojnë diskutimet lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi vjen në të njëjtën ditë kur i dërguari i posaçëm i Trump për çështjet ndërkombëtare, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, do të udhëtojnë drejt Moskës për takime me presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë besoj se ata janë në një pikë ku mund të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje. Nëse nuk e bëjnë këtë, janë budallenj”, tha Trump, duke iu referuar Zelenskyt dhe Putinit, gjatë fjalimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB