Tentoi të parakalonte, makina bie në kanal në aksin Fier-Seman Në fshatin e tij të lindjes, Zenelaj, u zhvilluan homazhe përkujtimore në nder të 15-vjetorit të vdekjes së Ziver Veizit, një nga katër viktimat e ngjarjeve të ’21 Janarit’.
Familjarë, të afërm, banorë të zonës dhe përfaqësues të institucioneve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar kujtimin e tij.
Gjatë homazheve, Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, u shpreh se “plaga e 21 Janarit është plagë e të gjithë shqiptarëve”, duke theksuar se “moszbardhja e kësaj ngjarjeje ka sjellë humbje të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe shtetit“.
Nga ana e saj, prefektja e Qarkut, Albana Hasanaj, u shpreh se “dëshmorët nuk janë vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje“, duke nënvizuar se “kujtimi i tyre duhet të shërbejë si thirrje për drejtësi dhe respekt ndaj jetës njerëzore“.
Homazhet u shoqëruan me vendosje lulesh dhe minuta heshtjeje në nderim të figurës së Ziver Veizit.
Top Channel