Taksat vendore 2026/ Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat
Sot bashkia e Lushnjës ka festuar 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Në shtëpinë muze të Kongresit u bënë vizita dhe u rikujtua historia e 21 janarit 1920.
Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetet e PS te qytetit, klerikë, pinjollë të familjeve pjesëmarrëse në kongres etj. Në fjalën e saj kryebashkiakja pasi bëri një rezyme të historisë së viteve 20 , theksoi se sot duhen nderuar me respekt figurat e nismëtarëve të kongresit .
Përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje dhe u bashkuan më 21 janar 1920 në një moment kritik për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit pas përfundimit të luftës së parë Botërore.
Kongresi i Lushnjës hodhi themelet e shtetit Parlamentar Shqiptar , ku kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Top Channel