Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shoferi shqiptar pas përplasjes me kamionin
Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe, për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore.
Gjatë monitorimeve , në rrugën “Adria” dhe në Sukth, janë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë.
Në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve kryerjen e testit të alkoolit, dy drejtuesit, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore duke ofruar shuma parash, konkretisht 2000 dhe 5000 lekë të rinj, për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit.
Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Adria”, shtetasin Sh. D., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l. Ndërsa drejtuesi i automjetit në Sukth rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.
Gjithashtu, gjatë monitorimeve në rrugën “Vllazërimi”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin A. R., 44 vjeç, i cili nga testi i alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.
Po gjatë monitorimeve në rrugën “Miqësia”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin H. K., 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.55 mg/l.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. D., 61 vjeç, A. Sh., 51 vjeç, A. R., 44 vjeç dhe H. K., 22 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Top Channel