Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

20/01/2026 16:41

Është ndarë nga jeta në mënyrë parakohe mjekja psikiatre Arlinda Tomcini.

Lajmin e trishtë e ka dhënë spitali i Traumës, duke shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të saj.

“Spitali Universitar i Traumës shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes psikiatre Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, e cila u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prej 10 vitesh, Dr. Arlinda Tomcini shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbimin ndaj pacientëve dhe në punën ekipore me kolegët e saj.

Humbja e saj është e madhe për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për institucionin tonë. Në këto momente dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. Kujtimi dhe vlerat njerëzore e profesionale të Dr. Arlinda Tomçini me gradën Kapitene, do të mbetet gjithmonë pjesë e Spitalit Universitar të Traumës”, shkruajnë kolegët e saj të Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB