Video/ Ish-kryeministri indian shpëton pas një atentati me armë në një ceremoni, dëshmon autori: Prita 20 vite për këtë moment
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të mos iu bashkuar “Bordit të Paqes”, një iniciativë për rindërtimin e Gazës.
Duke folur për gazetarët të hënën, Trump e minimizoi refuzimin e Macronit, duke deklaruar se “askush nuk e do atë” dhe duke shtuar se presidenti francez “do të largohet shumë shpejt nga detyra”.
Trump vijoi më tej me tone kërcënuese, duke thënë se mund të vendosë një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze, si formë presioni ndaj Parisit. “Atëherë ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar”, u shpreh Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Parisit, në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare lidhur me situatën në Gaza dhe përpjekjet për rindërtimin e saj.
Top Channel