Protesta e PD/ Flamur Noka përplaset me efektivët civilë të policisë Me avokatin në krah, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u njoh me mbylljen e hetimeve që zgjatën në tre prokurori pothuajse një dekadë.
Zyrtarizimi i akuzës u komunikua gjatë ditës nga SPAK, që ndërkohë përsëritëse do ia dorëzojë gjykatës antikorrupsion të pandehur për shpërdorim detyre, ka hapur edhe një fraksion të ri ndaj tij.
Ndërkohë, çështja për të cilën ish-kryebashkiaku socialist do të vijojë të hetohet është ajo e dyshimeve për pastrim parash, pas një ekspertize financiare mbi të ardhurat prej pothuajse 50 milionë lekësh. Për këtë episod, SPAK ka dërguar kërkesë drejt shtetit italian.
SPAK e dyshon Roshin se abuzoi me detyrën gjatë dhënies së disa tenderave për rikonstruksionin e qytetit të Kavajës, kryesisht për rrugët qendrore të qytetit dhe lulishte.
Kjo çështje ishte audituar nga KLSH dhe më pas u denoncua në prokurorinë lokale, e cila, pasi pushoi hetimet, ia kaloi kompetencën gjykatës antikorrupsion. Por ishte gjyqtarja e Posaçme Rudina Pallaj që nuk pranoi mbylljen e hetimeve, duke e cilësuar si të pabazuar konkluzionin dhe kërkuar hetime të mëtejshme.
Top Channel