Një automjet i identifikuar qartë si pjesë e Policisë Federale Gjermane, Bundespolizie është konstatuar këtë të martë në Rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë.
Prania e një mjeti policor të huaj, me targa gjermane dhe shenja zyrtare policore, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje nga kalimtarët. Sipas praktikës ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, oficerët e huaj nuk kanë kompetenca ekzekutive të pavarura në Shqipëri, bën me dije Top News.
Çdo veprim operativ, përfshirë arrestimet, mund të kryhet vetëm nga autoritetet shqiptare, ndërsa oficerët e huaj marrin pjesë si vëzhgues, këshilltarë ose në kuadër të operacioneve të përbashkëta, bazuar në marrëveshje dypalëshe ose programe të BE-së.
Bundespolizei është Policia Federale e Gjermanisë dhe nuk është e njëjtë me policinë e landeve. Ajo vepron drejtpërdrejt nën Ministrinë Federale të Brendshme të Gjermanisë dhe ka kompetenca specifike, kryesisht jashtë rendit të zakonshëm urban.
Detyrat kryesore të Bundespolizei përfshijnë Sigurinë e kufijve shtetërorë gjermanë, Kontrollin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Sigurinë e aeroporteve, hekurudhave dhe infrastrukturës kritike, Luftën kundër krimit ndërkufitar dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare, Pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunim me policitë partnere.
Praktikisht, prania e Bundespolizei mund lidhet me shkëmbim informacioni inteligjent ose mbështetje në hetime që kanë lidhje direkte me territorin gjerman. Nuk dihet për çfarë hetimi ndodhet kjo makinë e Policisë Gjermane, por burimet pohojnë se muajt e fundit është shtuar prania shërbimeve të huaja në territorin e Shqipërisë.
Top Channel