Gjashtë të plagosur dhe një viktimë, bilanc i rëndë aksidentesh rrugore në 24 orë në rrugët e Bashkisë Kurbin

20/01/2026 15:17

Gjashtë të plagosur dhe një viktimë është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Kurbin.

Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Laç–Mamurras, ku dy të rinj u përplasën nga një automjet që drejtohej nga një 65-vjeçar, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Të rinjtë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Lezhës arrestoi 65-vjeçarin si shkaktar të aksidentit. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një tjetër aksident i rëndë u shënua në qytetin e Laçit.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e goditjes së fortë, njëri prej tyre përfundoi duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Nga ky aksident humbi jetën 25-vjeçari Elinor Tusha, ndërsa katër persona të tjerë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia arrestoi drejtuesin e njërit prej automjeteve, Gentian Xhaferri, ndërsa si shkak paraprak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normat e lejuara, çka solli humbjen e kontrollit të mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB