Emmanuel Macron shfaqet me syze dielli në Davos, për shkak të një problemi me sytë

20/01/2026 16:40

Emmanuel Macron është shfaqur me syze dielli gjatë takimeve dhe fjalimit të tij në Davos.

Kujtojmë se presidenti francez u shfaq disa ditë më parë me një sy të fryrë dhe të skuqur gjatë fjalimit të tij para forcave të armatosura franceze. “Kërkoj ndjesë për pamjen e shëmtuar të syrit tim”, tha ai në fillim të fjalimit të tij. “Sigurisht, është diçka krejtësisht e padëmshme”. Që atëherë, Macron është parë duke mbajtur syze dielli.

Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, argumentoi se tani është e qartë se bashkësia ndërkombëtare po hyn në një fazë “jostabiliteti dhe çekuilibri”, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe nga një perspektivë ekonomike.

“Ne vetëm duhet të shohim se ku jemi sot”, tha ai, duke iu referuar një “kthese të dukshme drejt autoritarizmit”, por edhe konflikteve ushtarake që vazhdojnë të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të planetit në vitin 2024.

“Konflikti tani është normalizuar”, theksoi ai, duke paralajmëruar për pasojat e këtij zhvillimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB