Motra e Maetos ka folur sot për herë të parë në lidhje me raportin e vëllait të saj me Brikenën.
Në emisionin “Breaking” në Top News, ajo u shpreh se Maeto i ka treguar për Brikenën para se të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”. Ajo shtoi se nuk është e sigurt nëse do e donte Brikenën si kunatë, duke shtuar se mendon se ajo po hakmerret ndaj Maetos.
“Ky nominim e forcon, edhe pse nuk ishte e dejtë. E shoh si një tip hakmarrjeje nga ana e Brikenës. Ka qenë vetëm një njohje dhe nuk kam patur dijeni më parë. Për mardhenien e tyre Mateo më ka treguar para se të futet që të isha në dijeni, ma tregoi kur Brikena hyri në shtëpi. Nu ke di pse u shkëputën apo ndaluan njohjen por di që Mateo është i sinqertë. Jam pak xheloze për vellain tim. Nuk e di a do doja ta kisha kunatë! Brikena është lojtare, nuk kam asgjë kundër saj. Nuk mendoj se Maeto do ketë lidhje brenda shtëpisë.”- tha ajo./Gazeta Shqip/
Top Channel