Majlinda Dhuka Kryenegociatrja e Shqipërisë me BE, Adea Pirdeni Ministre shteti për Administratën publike dhe antikorrupsion bashkë me Toni Gogu ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin treguan fazën e re të negociatave me Bashkimin Europian dhe synimin final mbylljen e grup-kapitujve deri në 2027.
Fillimisht kryenegociatorja Dhuka tregoi janë 12 projektligjet që duhet të miratohen të lidhura me negociatat siç janë sundimi i ligjit, luftën kundër krimit, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe mbrojtjes nga diskriminimi përfshi mbështetjet për familjen.
Nga ana tjetër, ministri Toni Gogu tha: “Kuvendi është i opozitës. Ngërçit të opozitës do t’i përgjigjemi me 83 mandat e dhëna për ta europianizuar Shqipërinë”.
Sipas kryenegociatores Dhuka do të krijohen dy regjistra, njëri për lobimin dhe tjetri për donacionet e sponsorizimet, të cilët do të shërbejnë për rritjen e transparencës.
Top Channel