Prokurori i Shtetit ka udhëruar prokuroritë themelore të nisin grumbullimin e informacioneve pas evidentimit të keqpërdorimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhjet Laura Pula e ka kërkuar këtë nga të gjitha komunat ku ka përfunduar rinumërimi, e udhëzon që sapo të përfundojë në të tjerat të nis mbledhja e informacioneve. Duke qenë se mospërputhja është e thellë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën mori vendim që votat nga gjithë vendit ë hyjnë në rinumërim.

Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN”, deklaroi Kreshnik Radoniçi – kryetari, KQZ.

Komuna e Prizrenit është rasti më ekstrem i manipulimit të votave.

Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN”, shton më tej ai.

Kur janë rinumëruar mbi gjysma e vendvotime nga 914 sa ishin në procesin e pjesshëm, del se Fetah Paçarizit të Partisë Demokratike të Kosovës, i ishin shtuar mbi 6 mijë vota më shumë se sa realisht kishte marrë. Mbi tre mijë vota i ishin shtuar edhe Nait Hasanit, e mbi dy mijë vota, pas rinumërimit del se u janë shtuar edhe Kujtim Gashi e Luljeta Veselaj Gutajt. Mospërputhje të votave janë vërejtur edhe te kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Xhavit Uka pas rinumërimit del se do të ketë mbi një mijë e 500 vota më pak për shkak të manipulimit, mbi një mijë më pak vota do t’i ketë edhe Driton Selmanaj. Anton Qunit do t’i hiqen rreth 500 vota e Visar Azemit mbi 400, pasi rezulton se nuk janë reale. Nga Lëvizja Vetëvendosje, deri në këtë fazë të rinumërimit del se kandidatit Arbër Rexhaj, gjatë numërimit i janë shtuar mbi 600 votë që në të vërtetë nuk i kishte marrë. Rea Krasniqi e listës së kësaj partie ka një diferencë prej 500 votash mes dy proceseve e mbi 400 vota janë manipuluar edhe për Dafina Alishanin e Valon Ramadanin.

Bazuar në rinumërimin e deritanishëm, listës së kandidatëve të PDK-së i janë shtuar mbi 19 mijë vota, të cilat nuk i kanë marrë nga qytetarët. Te LDK-ja, dallimi është mbi 4 mijë e 500 vota e te LVV-ja mbi tre mijë vota. Mospërputhjet janë vërejtur brenda listave zgjedhore dhe jo te votat e partive. Kjo dukuri e

Top Channel

DIGITALB DIGITALB