Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë mbesin pa energji elektrike Në bashkitë më të prekura nga përmbytjet nga Durrësi në Fier, Lezhë e Gjirokastër, çdo vit alokohen fonde nga buxhetet e shtetit dhe të bashkive për menaxhimin e ujitjes dhe kullimit, riparimin dhe mirëmbajtjen e argjinaturave, hidrovorëve dhe digat si dhe plotësimit të stafit të nevojshëm.
Top Channel ka hedhur dritë mbi punën e kryer ndër vite nga këto institucione vendore ndërsa rezulton se një pjesë e mirë e tyre i kanë lënë pasdore këta sektor.
Konkretisht në Bashkinë e Durrësit u përmbytën mijëra hektarë tokë dhe u mbuluan nën ujë rezultuan mbi 5200 objekte. Ndërsa kanalet kulluese duhet të ishin linja e parë e mbrojtjes nga uji, pjesa më e madhe e tyre rezulton jashtë funksionit dhe vetëm 12% e sistemit të kullimit në tokat bujqësore mund t’i shërbenin parandalimit të përmbytjeve.
Kanalet e kullimit të pastër luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e përmbytjeve. Por në dokumentet e performancës së bashkisë së Durrësit rezulton se vetëm 40% e kanaleve të kullimit ishin funksional. Nga 167 km kanale gjithsej vetëm 67 km mund të kryenin procesin.
“Është mungesa e shteti. Pra shteti duhet të vij që në korrik të marri masa. Pastrojnë lartë e lartë”, tha një banor.
“Në terren planet e veprimit çedojnë, asnjë s’kujdeset të veprohet ashtu siç duhet dhe ndaj kemi këto dëme”, u shpreh Agron Haxhimali nga Instituti për Bashkitë.
E njëjta situatë rezulton dhe në fier teksa vetëm 4% e këtij rrjeti është i mirëmbajtur dhe funksional. Por jo vetëm kullimi, shkaku kryesor i çarjes së argjinaturës së lumit Seman nxjerrë në pah dhe investimet e fundit të kryera.
Nëse ndalemi në investimet e fundit për argjinaturat e lumit Seman vërejmë se tenderi i fundit i realizuar llogaritet para 2 vitesh në 2024 nga bashkia Roskovec në zonën e Sukut. Ndërsa në zonat e tjera nuk është realizuar asnjë ndërhyrje. Ndonëse Ministria e Bujqësisë ka ngritur alarmin se ndërhyrja është emergjente.
Në Gjirokastër dalja nga shtrati përmbyti 2 zona ndonëse bashkia kishte hapur një tender për këtë qëllim. Ndërsa në Lezhë ku edhe këtu përmbytjet ishin të mëdha rezulton se kjo bashki arrin të shpenzojë për këtë zë vetëm 63% të buxhetit.
Panorama pas përmbytjeve mbetet e njëjtë me mijëra hektar tokë të përmbytura banesa e pajisje të dëmtuara, bagëti të ngordhura dhe një buxhet minus për xhepat e qytetarëve. KLSH evidenton se në 3 dekadat e fundit dëmet e shkaktuara nga përmbytjet arrijnë në 2.3 miliardë dollar por deri më tani nuk është hetuar apo dënuar asnjë përgjegjës.
Top Channel