Hakerohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t’i bashkohet popullit

19/01/2026 12:55

Persona të panjohur kanë hakeruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian, e kanë transmetuar aty në mbështetje të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi.

Ata i kanë bërë gjithashtu thirrje forcave të sigurisë që të mos “i drejtojnë armët ndaj popullit”.

Sulmi kibernetikë vjen në kohën kur bilanci i të vrarëve në protestave ka mbërritur në gati 4.000, edhe pse organizatat e drejtave të njeriut mendojnë se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta se kaq.

Pamjet e hakerëve u transmetuan në disa kanale satelitore të kontrolluara nga Islamic Republic of Iran Broadcasting, IRIB, transmetuesi shtetëror që ka monopolin e televizioneve dhe radiove në vend. Videoja përfshinte dy mesazhe të Pahlavit dhe forcave të rendit, e në grafikën shoqëruese shkruhej: “Ky është një mesazh për ushtrinë dhe forcat e sigurisë”. “Mos i drejtoni armët kundër popullit.

Bashkohuni me kombin për lirinë e Iranit”! Princi nga ana e tij pati përcjellë më herët një mesazh për ushtrinë, duke nënvizuar se : Ju jeni ushtria kombëtare e Iranit, dhe jo ushtria e Republikës Islamike.

Koha juaj po mbaron, bashkohuni popullin sa më shpejt të jetë e mundur!

Autoritetet iraniane e kanë zhytur vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë pothuajse totale dxhjitale, në përgjigje të protestave vdekjeprurëse mbarëkombëtare kundër Republikës Islamike, duke kufizuar ndjeshëm qarkullimin e informacionit nga brenda vendit.

Me qasjen në internet të kufizuar, vetëm rrëfime të fragmentuara kanë arritur në botën e jashtme përmes telefonatave të shkurtra individëve me qasje në internet satelitor dhe iranianëve që së fundi janë larguar nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB