Në derën e SPAK Sali Berishën e sjell masa e sigurisë, megjithatë dy të hënat që e detyrojnë të paraqitet ish kryeministri vazhdon ti shfrytëzojë për politikë dhe kritika.

Kësaj radhe mbas ish kryeprokurorit Altin Dumani, kritikat u adresuan edhe për aksionin ndaj “call centerave”, dhe për Gjykatën Kushtetuese

Qëndrimi tjetër i Berishës është ndaj Edi Ramës që e ilustroi me tragjedinë e Shekspirit

Në dosjen Partizani që është në gjykim themeli, Sali Berisha ka kërkuar mes dhjetar dëshmitarëve edhe kryeministrin Edi Rama

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i organizatës së Partisë Socialiste. Komenti i parë. Atë çështje, Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje, në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarëve, e trajton brenda 2-3 javëve. Gjykata Kushtetuese në një vendim të koduar partiak, shpalli jokushtetuese ndaj meje, por nuk e shfuqizoi atë.

Ndërkohë nga ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, duke pretenduar që nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Vendimi në çdo doktrinë, vendimi duhej shfuqizuar. Mori një vendim në favor të ‘Lubisë’ dhe lubive të tjera që do të shkojnë aty.

Vendimeve të tjera i hapi rrugë që t’i shfuqizojë. Vendimin tim nuk e shfuqizojë me pretendimin që nuk është në fuqi. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot përpara jush”, tha ndër të tjera Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB