E rëndë në Shkodër, 16-vjeçarja humb jetën pas një arresti kardiak
19/01/2026 10:11
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën, pas një gjendjeje emergjente shëndetësore.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiorespirator, i cili ka çuar në ndalimin e funksioneve vitale të zemrës dhe mushkërive.
Grupi hetimor është ngritur dhe po zhvillon veprimet e nevojshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për të përcaktuar më saktë shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat që mund të kenë çuar në këtë fatkeqësi.
Top Channel