“Do të ankimojmë vendimin”/ Drejtori i burgut u la në burg dhe mjekja ‘arrest në shtëpi’, avokatët zbulojnë akuzat ndaj tyre

19/01/2026 10:18

Indrit Cërloj, ish-drejtori i burgut është lënë në burg, ndërsa mjekja e institucionit Ylfete Sema është lënë në ‘arrest shtëpie’ në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit.

Pas përfundimit të seancës së sotme, avokatët mbrojtës dhanë një prononcim për mediat, ku ndër të tjera theksuan se do të ankimojnë vendimin për klientët e tyre.

Ishte caktuar më parë masa e arrestit në burg dhe gjykata vendosi vazhdimin e kësaj mase. Jemi dakord që është ngjarje e rëndë, ka cenuar sigurinë e sistemit të drejtësisë, por përgjegjësia është personale, individuale dhe çmojmë se kemi të bëjmë me interpretim të gabuar të ligjit në lidhje me detyrën që ka një drejtor. Akuza që ka drejtori i IEVP është ka firmosur një shkresë nga sektori i shëndetësisë që do shkonte për vizitë një i paraburgosur, dhe e pyesin ‘pse nuk e ke verifikuar nëse e ka bërë vizitën apo jo mjeku i IEVP’. Kjo është gjithë akuza që ka drejtori, ne do ta ankimojmë rastin”, u shpreh avokati i Cërlojt, Ndriçim Troplini.

Ndërsa avokatja e mjekes, Tone Lekgegaj, u shpreh: “Vazhdoi vijimi i masave arrest në burg. Zonja Ylfete është e pafajshme, s’ka kryer asnjë veprim të kundërligjshme. Kishim  pretendime pasi në kushtet dhe rrethanat, shtetasja nuk mund të përfshihej në këtë ngjarje. Situata shëndetësore e shtetasit që është larguar rezulton e rëndë nga mjeku kardiolog, ka dalë që ka pasur probleme shëndetësore, dhe është mjekuar dhe pas dy orësh ka pritur për të bërë vizitë sërish. Doktoresha duke parë personelin që është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk pret, ka përpiluar dokumentacionin pa një vizitë paraprake. Ne do ta ankimojmë vendimin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB