Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm të Lezhës.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se automjeti me të cilin të rinjtë udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Sipas policisë, ata janë përplasur fillimisht nga një 65-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit të automjetit tjetër që i ka përplasur. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka arrestuar 65-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Arrestuan shtetasin S. K., 65 vjeç, pasi në aksin rrugor “Laç–Mamurras”, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi A. T.. Si pasojë u dëmtua shtetasi A. T. dhe 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në kujdesin e mjekëve“-njofton policia.
Top Channel