Rruga u bllokua nga masivi shkëmbor, hapet pjesërisht aksi Qukës-Qafë Plloçë Reshjet e dëborës e shtojnë numrin e turistëve që vizitojnë destinacionet malore, ku duket se edhe për këtë sezon dimëror, Korca mban vendin e parë si zgjedhja e preferuar e vizitorëve vendas.
“Turizmi malor ka që për krishtlindje që ka filluar sidomos destinacioni i Korcës, Voskopoja, Dardha që janë më të preferuarit dhe që ofrojnë disa shërbime turistike. Në Dardhë kemi pjesën e skive që turistët mund të shfrytëzojnë, normalisht janë për ata fillestar sepse ne nuk kemi qendra të mëdha skijimi dhe presim qe vitet e ardhshme të rritet dhe kapaciteti akomodues dhe vende të tjera të zhvillohen si Puka, duke shtuar kështu turizmin e bardhë”-shprehet operatorja turistike Fiori Zani.
Interesi është edhe nga të huajt, të cilët gjatë eksplorimit të Shqipërisë zgjedhin të vizitojnë ato pjesë të vendit tonë, ku ndonëse temperaturat janë shumë të ulëta, pamjet e natyrës janë përrallore.
“Në Shqipëri në destinacionet dimërore duke qenë se nuk kemi qëndra të mirëfillta skijimi dominojnë turistët vendas, por ka dhe nga ata kuriozë që vijnë për te vizituar Shqipërinë dhe vizitojnë edhe zonat malore. Çmimet, ka mundësi zgjedhje për të gjithë, në krahasim me vendet e rajonit, çmimet janë shumë konkurruese në Shqipëri dhe ngelen akoma konkurruese”.
Por turizmi dimëror ka edhe sfida të shumta, ku rritja e kapaciteteve akomoduese dhe përmirësimi i infrastrukturës mbeten ndër cështjet kryesore, çka rrjedhimisht do të ndikonin në zhvillimin e mëtejshëm të zonave malore.
“Kapacitetet e bëjnë të vështirë për një grup të madh që të shkojnë për pushime, në Korcë kapacitetet kishin mbaruar që para një muaji për krishtlindje dhe Vitin e Ri. Infrastruktura patjetër është një nga problemet kryesore qe hasim në pjesën e turizmit malor pasi duhet më shumë investim. Patjetër mbetet edhe pjesa e stafit që është problem i madh sidomos për pushimet qe janë sezonale”.
Prej vitesh është rritur interesi për të vizituar destinacionet malore që vendi ynë ka për të ofruar, ku krahas ecjes dhe aktiviteteve në natyrë, një tjetër pikë e fortë janë edhe gatimet tradicionale.
Top Channel