U sekuestrua Ferrari, qindra kompjuterë dhe kamera/ Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: U kontrolluan 28 ambiente
Është arrestuar sot 32-vjeçari i cili aksidentalisht goditi me fadromë një punëtor ditën e djeshme në vendin e quajtur Palasë-Dhërmi.
32-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.
Top Channel