Lëvizte ‘sypatrembur’ me armë zjarri në shëtitoren e plazhit, arrestohet i riu në Durrës, e pëson edhe shoku

18/01/2026 11:20

Një 24-vjeçar që lëvizte me armë zjarri në Durrës, është arrestuar nga policia.

Policia njofton se në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, i gjetën 24-vjeçarit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB