Qytetarët në Milano protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026: Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell asnjë përfitim ekonomik Jeta dhe shëndeti i qytetarëve gjithnjë e më tepër po ekspozohet ndaj rreziqeve që i kanosen pasi konsumojnë ushqime apo medikamente të skaduara.
Pas goditjes së disa rasteve në kryeqytet, këtë herë policia e Fierit pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka zbuluar një banesë ku u magazinonin ilaçe të skaduara.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.
Nga hetimi ka rezultuar se 42 vjeçari Bojken Bregovina i cili u vu në pranga, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.
Ndaj 42 vjeçarit rëndojnë 4 vepra penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
Top Channel