“U përmbytëm, do ikim”/ Fermeri nga Kuçova tregon 5 dynymë serra që janë përmbytur nga ujërat
17/01/2026 13:07
Kjo është ajo që ka lënë pas përmbytja e dy ditëve më parë në fshatin Salcë në Kuçovë.
Banorët e gjendur të pa përgatitur nuk arritën të shpëtonin asgjë duke parë me sytë e tyre ti pushtojë uji.
Demi më i madh është te serat diellore, shumica me të mbjella gati për prodhim. Fermerët shprehen se janë të falimentuar nëse nuk ndihmohen.
Përmbytje të tillë banorët thonë se nuk kishin parë që në vitin 1982. Përmbytjet e tanishme thonë banorët nuk erdhën nga shiu por nga hapja e portave te hidrocentralit të Banjës në Gramsh.
Top Channel