Kontrollet në kullën “Green Tower”, SPAK dhe BKH zbulojnë call center dhe portofole kripto me vlerë miliona euroshe

17/01/2026 12:55

SPAK dhe BKH vijojnë edhe sot kontrollet në kullën “Green Tower” në Tiranë, ku gjatë operacionit janë zbuluar call centera dhe dhjetra portofole kripto me vlera që arrijnë në miliona euro.

Dyshohet gjatë se gjatë kontrolleve janë arrestuar 10 persona, ndërsa dy pronarët janë shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas italian.

Kontrollet filluan dje, ku u inspektuan gjashtë kate të ndërtesës, dhe po vijojnë edhe sot pasi hetuesit kanë konstatuar prova të shumta materiale. Ndërkohë, BKH po merr dëshmi nga personat e përfshirë në hetim.

Hetimi po kryhet në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për ndjekjen e aktiviteteve të paligjshme në fushën e kriptomonedhave dhe shkeljeve financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB