85% e shqiptarëve ndihën të sigurt kur ecin natën në komunitetin e tyre dhe rreth 76% e tyre mendojnë se kriminaliteti është ulur.
Këto të dhëna u bënë publike nga Qendra Agenda e cila kreu një sondazh me 1187 banorë të rritur nga i gjithë territori i vendit, duke realizuar kështu një kampion me marsh gabimi statistikor prej 2.9%,
“Vdekjet rrugore dhe nga krimi kanë shënuar një reduktim drastik në 15 vjetët e fundit në Shqipëri – 43.5% janë reduktuar vdekjet rrugore dhe 60.6% vdekjet nga krimi”, tha Eduard Zaloshnja .
Ndërkohë që vdekjet rrugore pothuaj janë përgjysmuar në 15 vjetët e fundit, numri i automjeteve me targa shqiptare pothuaj është trefishuar.
Indeksi I vdekshmërisë rrugore për 100 mijë mjete llogaritet 19.9 shifër kjo më e lartë se ajo e vendeve të BE por shumë më e ulet se ajo e Malit të zi.
Top Channel