“RTSH dështim, të mbyllet”/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i përgjigjet Ramës: Është e papranueshme që dështimi t’i faturohet…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një mbledhje në seli me krerët e degëve të PD-së.
Ai u ndal te hakerimi i kompjuterëve të SPAK, duke u shprehur se ky ishte një urdhër i dhënë nga Edi Rama.
“Ju jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit, të cilat i hoqën çdo maskë atij. I hoqën çdo maskë. Njeriu që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio televizive, duke u mburrur për reformën e tij model të drejtësisë që s’e ka parë Evropa ndonjëherë, që s’e ka parë bota ndonjëherë.
Njeriu që me këtë flamur do të dilte në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që s’ka asnjë normë, asnjë parim, asnjë princip. Dhe se, që në momentin kur një dosje, në të cilën në tre rreshta, dy janë për të, dhe një për Lubi Ballukun, ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, përdor 83 mandate të krimit për t’i mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament, për të asgjësuar pushtetin e drejtësisë.
Dhe këto që ju keni dëgjuar, janë, ju garantoj se janë maja e ajsbergut. Sot unë paraqita para shqiptarëve një rast unik që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të Prokurorisë Speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t’ia nisë menjëherë Edi Ramës.
Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. Ky është njeriu që kemi përpara”, tha Berisha.
Top Channel