“Do i shkruaj Ramës”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

16/01/2026 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me gazetarët ka nxjerrë një pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK .

Berisha teksa citon dosjen thotë se ‘kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore’, referuar Edi Ramës.

Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre.

Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës.

Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar.

Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda.

Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqjen e tij urgjente.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, shikoni pra se si kreu i organizatës kriminale të ekzekutivit shqiptar kërkonte të vidhte dokumentet sekrete të hetimit vetëm e vetëm që të mund të kontrollonte këtë proces në mënyrat e tij.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal.

Edhe njëherë kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të kryeministrit.

Sikundër u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Edi Rama po kërkon t’i shkelmojë, t’i nënçmojë, t’i përdorë ato për qëllime krejtësisht kriminale të vetat“, u shpreh Berisha.

Në një mesazh të dërguar më 12 shkurt 2025, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto të një faqeje interneti që mund të aksesonte sistemet e SPAK, duke përmendur edhe emrin e Kryeministrit Edi Rama. Rrokaj shkruan: “Se do i shkruaj Ramës…”.

Mesazhi:

Përshëndetje Doktor një info të veçante nëse të duhet:

Tek dosja e hakerimit te sistemit të SPAK, hakeruesi përmend emrin e Ramës si person

qe mund te ketë urdhëruar hakerimi.

Pjesa nga dosja:

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto

që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas,

ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”. Më tej, Arnold Rrokaj

i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu q** r***”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të

hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim

dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për

arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë.

Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB