Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt SPAK mbylli hetimet ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe pritet ta dorëzojë të pandehur në gjykatën antikorrupsion për akuzën shpërdorim detyre.
Shkeljet që i adresohen lidhen me dhënien e urdhrave për zhvillimin e së paku gjashtë tenderave në Kavajë, mes tyre për pastrimin e qytetit , zhvillimin e qendrës dhe rikonstruksionin e disa akteve rrugore.
Si një drejtues i pushtetit lokal deri në 2016, Elvis Roshi i pati problemet e para në Shqipëri nga ligji i dekriminalizimit ku dhe u zbulua se nuk kishte shkruar në formular një dënim në shtetin italian.
Por më pas në përfundim të një auditimi kontrolli I lartë I shtetit kërkoi hetime në prokurorinë vendore për procedura prokurimi të mbajtura mes viteve 2013 – 2014
Prokuroria lokale e pushoi çështjen dhe ja çoi për vendim SPAK-ut që nuk pranoi të firmoste duke gjetur të arsyeshme rezultatin se duhej nisur ndjekja penale
Siç rezultoi SPAK u vendos përpara kësaj vendimmarrje edhe nga një urdhër i gjykatës antikorrupsion që sugjeroi kryerjen e veprimeve hetimore në bashkinë e Kavajës për kohën kur ky institucion drejtohej nga Elvis Roshi
SPAK administroi dëshmi dhe një raport të KLSH që thotë se u shkaktua një dëm prej gati 500 milionë lekë
Përpos akuzës së shpërdorimit të detyrës, dhe veçimit të dosjes ndaj dhjetë nëpunësve të tjerë, SPAK ka hapur fraksion dhe po e heton Elvis Roshin edhe për pastrim parash duke u bazuar tek një aktekspertim financiar gjë për të cilën ka nisur letërporosi drejt Italisë
Top Channel