Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës
27 vjet më parë në Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte gra, pleq e fëmijë.
Ajo masakër tmerroi botën, dhe u kthye në shkëndijën e zgjimit të ndërgjegjes së diplomacisë botërore për atë çfarë po ndodhte në Kosovë, pasi shpalosi të vërtetën rreth planit genocidal të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevicit.
Shefi i atëhershmen i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker e drejtoi gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit. Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota tashmë e kishte parë krimin. Pas Reçakut, çështja e Kosovës u shtrua në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë, mungesa e suksesit të së cilës ndikoi ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare atje. Ish pjesëtari i UCVK-së, Hasan Metushi humbi nënë në atë masakër, trupin e së cilës nuk e gjetën kurrë.
“Gjaku i tyre u bë lule edhe krejt Kosova u çlirua. Ra gjaku i tyre dhe u çliruam. Sepse janë bërë shumë masakra dhe shumë e njeri e ka përjetuar rëndë, në mesin e krejt masakrave ra kjo e qiti në dritë këtë popull dhe këtë masakër. Se kush e di sa do të zgjaste lufta… I kemi bërë me ADN dhe me krejt në Prishtinë, në shoqatën e të zhdukurve dhe kam qenë sa e sa herë dhe jam interesuar të di se a ka, por problem është, për të është problem se vetëm një kufomë është”, shprehet Hasan Metushi, ish pjesëtar i UÇK-së.
Ekzistojnë megjithatë dhe shqetësime se ndërgjegjësimi aktual mbi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të rëndë, nuk është i mjaftueshëm.
“Këta fëmijë kanë lindur pasluftës dhe nuk kanë njohuri të duhura që duhet t’i kenë në tekstet mësimore, si për Reçakun, ashtu edhe për heroizmin e Kosovës, të cilët janë nëpër periudhat e ndryshme. Ne sot kemi shumë pak literaturë që nxënësit të qasen në tekste mësimore dhe të kenë njohuri për të gjitha betejat, sakrificat, dhimbja dhe krenaria e vendit tonë. Këtu, bëjë apel te institucionet e shtetit që duhet të merren më shumë me literaturë dhe të merren të dhënat nga njerëzit e duhur, nga dëshmitarët e masakrës së Reçakut”, thotë Xhelal Ismajli, mësues.
Në muajin dhjetor, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”. Personat në fjalë akuzohen se për pjesëmarrjen në operacionin e forcave policore serbe në Recak, dhe u propozua që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqenëse organet e drejtësisë” të Kosovës nuk i ndalojnë dot.
Top Channel