Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Qytetarët e vendeve të prekura mund të vazhdojnë të dorëzojnë aplikimet Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi një banesë ka marrë flakë.
Për pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës shtetasja Fluturie Potka, 70 vjeç, si pasojë e tymit.
Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se shërbimet zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në vendngjarje.
Një banore e zonës u shpreh: “Ajo jetonte vetëm. Ka një djalë këtu por nuk donte të shkonte të jetonte me të edhe pse ai i thoshte që të jetonin bashkë. Ishte e paralizuar nuk dilte. E ndihmonin gratë e lagjes për ti bërë pazaret, i nxirrte nga ballkoni me një qese me litar”.
Ndërsa një fqinje tjetër u shpreh “Ka qenë një grua që kujdesej për të e cila ka hapur derën e jashtme dhe ka parë tymin ndërsa ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë të pallatit për të lajmëruar zjarrfikësen. Fqinjët jashtë kamerave thonë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirëse”.
Top Channel