Kush e fiku FRESSH-in? Erion Braçe kujton nisjen e rrugëtimit politik para 34 vjetësh: As e mendoja se do bëhesha drejtues partie e deputet

15/01/2026 22:05

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka postuar në rrjetet e tij sociale disa foto ku kujton fillimet e tij në politikë.

Fotot ai i shoqëron me një shkrim, ku shprehet se 34 vite më parë, as nuk e mendonte se do të bëhej deputet ose drejtues partie, teksa shkruan dhe pse vendosi të bashkohej me FRESSH.

Postimi i plotë i Braçes:

15 JANAR, 34 VITE MË PAS!

UNË NUK ZGJODHA TË MERRESHA ME POLITIKË ATE DITË!

Dija fare pak nga politika, thjesht çfarë po lexoja në liri pas 1990-ës dhe çfarë po mësoja në universitet mbi ekonominë e re, politikën bashkë me të;

As mendoja se do bëhesha një prej drejtuesve të FRESSH, deputet, drejtues në parti e pas 34 vitesh të uroja nga ajo lartësi ata që ishin atëkohë apo të rinjtë sot në PS, fare!

Zgjodha të hyj në FORUM si reagim ndaj asaj që po behej mbytëse, imponuese, e dhunshme, përjashtuese, armiqësore, ndarëse, asfare demokratike;

Zgjodha një formacion TË MAJTË, socialist dhe evropian, të ndryshëm nga ajo që kishte qenë parti para 1990-ës, që e pranonte këtë reagim, madje i dha lirinë të ishte ndryshe e të zhvillohej si i tillë!

Në këtë liri, FORUMI krijoi identitetin e tij, u bë identitar edhe për Partinë, kundërshtues ndaj deformimeve të dhunshme të demokracisë, por kundërshtues edhe ndaj Partisë dhe ngadalësisë së saj, mëfshtësisë, paqartësisë, madje duke e tërhequr shpesh, duke dhënë energji tjetër e bërë perëndimore, të pranueshme në Perëndim.

KY ISHTE IDENTITETI I TIJ, PA TË FORUMI NUK ISHTE MË I TILLË!

Sot zgjodha të isha në rrugët e zonës ku punoj, me bindje që politika është shërbim publik, ofruar njerëzve drejt, ligjshëm, ndershëm, sy me sy, me pasionin e përkushtimin e domosdoshëm për një punë mes njerëzve; edhe pse mund të jetë përballë PARTISË!

Ta them drejt, edhe për t’i ikur një pyetjeje që një vajzë e mençur e bëri publikisht:

KUSH E FIKU FRESSH?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB