Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar/ Robert Jenerick shkarkohet nga konservatorët, pritet t’i bashkohet Nigel Farage

15/01/2026 20:00

Ish- Ministri i Emigracionit i qeverive konservatore britanike që tashmë si parti kanë kaluar në opozitë, pas humbjes spektakolare ndaj Laburisteve në 2024-ën, është shkelmuar nga të gjitha funksionet në atë parti, madje edhe nga partia.

Robert Jenerick ishte pjesë e kabinetit hije të opozitës për çështjet e Drejtësisë dhe mbahet mënd për qëndrimet mjaft të ashpra kundër emigrantëve dhe të huajve në Britani, dhe sidomos shqiptarëve. Madje, ai kujtohet për një video virale ku u kërkonte oficerëve të emigracionit të kapnin shqiptarët kudo që ishin ne Britani dhe t’i kthenin mbrapsht nga kishin ardhur.

I ashpër ka qenë edhe për Politikën e Ruandës ku në kohën e Rishi Sunak mesa duket ndjente erën e humbjes dhe dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Home Office.

Kjo ka qenë pak a shumë qasja e tij politike me kalime nga një qëndrim politike  drejt ekstremit kur më parë njihej se ishte kundër Brexit, njësoj si Boris Johnson. Kjo është edhe arsyeja se përse Kryeministr Starmer e cilëson largimin e tij si ikje nga një anije që po  mbytet duke pasur parasysh Partinë Konservatore në opozitë e cila po përjeton një hemoragji konstante politikanësh dhe deputetë në rradhët e saj për të kaluar në Partinë Refoma të Nigel Farage, pikërisht nga ministra dhe drejtues të lartë  që kanë përgjegjësi për keqeverisjen katastrofale  gjatë 15 viteve të sundimit nga konservatorët e qendrës së djathtë.

Mbetet e shihet nëse ikja e Robert Jenerick nga konservatorët do mirëpritet nga Nigel Farage, me te cilin po flirtonte, dhe  po përjeton një momentum interesant në mbështetjen popullore të sondazheve, edhe pse  gjasat janë, për bashkimin e tij me Partinë Reforma, pasi gjuha e Jenerick është e ngjashme në mos më e hidhur se e Farage, kur vjen puna tek politikat e emigracionit një nga kuajt e betejës së ardhshme të Partisë së babait të Brexit në rrugën drejt Doëning Street, në kushtet kur britanikët janë lodhur me psikodramet politike, aq më tepër nga konservatorët.

Fakt mbetet se shkarkimi i Jenerick një rivali serioz për postin e kryetarit të opozitës, e dobëson retorikën anti-emigracion të konservatorëve dhe i shtohet turbofolkut ksenofob të Partisë Reforma të Farage, i cili kërkon të marr sa më shumë votues nga opozita tradicionale, e cila sa vjen e dobësohet, ndërkohë që vota e së djathtës copëzohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB