Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur Në takimin e parë për këtë vit Sali Berisha i ngarkoi deputetet me një detyre te re, atë të ekspertit të verifikimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Inventari, kryedemokratit i duhet për një qëllim.
“I garantojmë qytetarët e këtyre zonave se zërin tonë do ta përdorim fuqishëm dhe në çdo kohë, kjo parti në pushtet do i dëmshpërblejë ata për çdo qindarkë që kanë humbur në këto mbytjeje”, u shpreh Berisha.
Në prag të sesionit te ri parlamentar Sali Berisha kërkoi nga të tijtë të nisin betejën aty ku e lanë përballe shumicën socialiste. Edi Ramës i kërkoi të heqë dorë nga mbrojtja politike për Belinda Ballukun.
“Kryehajduti i kombit ka bllokuar procedurën kushtetuese, për të hequr imunitetin deputetëve, ministrave që akuzohen nga organet e drejtësisë për vjedhje, për korrupsion, për shpërdorim. Çdo ditë që kalon është një ditë që nuk legjitimet për të le të shkojë ku të dojë, në qiell dhe në tokë, vrimë miu nuk do të gjejë, në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin”, u shpreh Berisha.
Me 24 janar Berisha paralajmëron protestë të fuqishme, por jep fjalën se Edi Ramën do e largojë pa dhunë nga pushteti.
Top Channel