Ambasadori holandez mbërrin në SPAK, pritet takimi i parë me Klodjan Brahon
15/01/2026 10:03
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur pak momente më parë në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Vos pritet të zhvillojë takimin e parë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Brahon.
Braho pason në këtë detyrë si kreu i SPAK Altin Dumanin.
Top Channel