Nis gjyqi për ‘Plumbin e Artë’, në sallë do duhej të ishte edhe Altin Ndoci. Avokati i të arratisurit: Mund të jetë në shtëpi… Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur të IEVP Durrës janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Mes të transferuarve si persona me rrezikshmëri të lartë janë dhe Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, të arrestuarit gjatë operacioneve “Ura” dhe “Revansh”, si dhe 3 shtetas të huaj, dy brazilianë dhe një venezuelian. Transferimi u realizua nën masa të larta sigurie, nën shoqërimin edhe të mjeteve të shumta të Policisë së Shtetit.
Vendimi për transferimin e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit dy ditë më parë. Ndërkohë, burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë. Të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin.
Top Channel