LAJM I FUNDIT/ Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audioregjistrim dhe postim në Instagram
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se punonjësit e administratës që kanë dëshmuar në SPAK për çështjen e zv.kryeministres Balluku po kërcënohen të ndryshojnë dëshminë.
Deklaratën ai e bëri gjatë një konferencë për shtyp, ku i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Rama, për të cilin tha se po bën grusht shteti.
“Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen. Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri”, tha lideri i demokratëve.
Ai bëri thirrje sërish për një pjesëmarrje masive në protestën e dytë kombëtare të opozitës, që do të mbahet në 24 janar.
“PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim”, deklaroi Berisha.
Dy ditë përpara protestës së opozitës, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet në seancë plenare për të vendosur lidhur me një kërkesë të kryeministrit Rama që kërkon shfuqizimin e masës “pezullim nga detyra” që GJKKO vendosi ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Top Channel