Lufta e administratës Trump ndaj imigracionit, DASH udhëzon ambasadat të ndalojnë dhënien e vizave për 75 shtete

14/01/2026 17:29

Administrata e Donald Trump po ngrin dhënien e vizave për qytetarët e 75 vendeve duke filluar nga 21 janari, raportoi sot Fox News, duke cituar një dokument të Departamentit të Shtetit.

Somalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria dhe Tailanda janë ndër vendet në listë, sipas rrjetit televiziv amerikan të lajmeve.

Fox News raportoi se Departamenti i Shtetit ka udhëzuar ambasadat amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit aktual, ndërsa Departamenti i Shtetit rivlerëson procedurat e tij. Pët momentin nuk u dha asnjë afat kohor.

Në nëntor, Trump u zotua të “pezullojë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e botës së tretë” pasi disa të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan vranë një anëtare të Gardës Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB