Protestat antiqeveritare në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, organizatat joqeveritare: Të paktën 3428 protestues kanë humbur jetën
Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Vareses në Itali, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej grabitësve.
Burri, një 37-vjeçar nga një familje nomade, dyshohet se u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste.
Sipas raportimeve paraprak të ngjarjes, dy persona hynë me forcë në një apartament duke thyer derën e banesës. Brenda vilës ata u përballën me pronarin e shtëpisë, çka çoi në një përleshje fizike. Gjatë konfliktit, pronari u godit disa herë me grushte në fytyrë, ndërsa njëri nga grabitësit u plagos rëndë, me gjasë nga një goditje me thikë e dhënë nga vetë pronari.
Pas ngjarjes, dy grabitësit arritën të largoheshin me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili po i priste jashtë me makinë. Duke parë gjendjen e rëndë të të plagosurit, bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e lanë përpara spitalit të Magentas dhe u larguan. Pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, 37-vjeçari vdiq pak pas mbërritjes në spital.
Edhe pronari i banesës u plagos gjatë përleshjes, pasi u godit me grushte dhe shqelma, dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Top Channel