Çiklokrosi sfidon kushtet e vështira klimaterike, garojnë në malin e Dajtit nga të rriturit deri tek fëmijët

14/01/2026 17:37

Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi Kampionatin Kombëtar të Çiklokrosit, në kushte shumë të vështira atmosferike në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Por pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të rënduara të motit  që kanë përfshirë vendin tonë, e bënë këtë garë edhe më të fortë dhe më të bukur, ku sportistët treguan një përgatitje të lartë fizike dhe teknike, duke e përballuar me shumë sukses.

Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka vlerësuar organizimin e aktivitetit dhe standartin e lartë me të cilën sportistët u përfaqësuan në këtë aktivitet.

Rezultatet sipas kategorive janë si mëposhtë:
Femra
1-Nelia Kabetaj – Studenti
2-Marsela Luzi – Teuta
Elite-U23
1-Olsian Veliaj – Tirana
2-Henri Hysa – Tirana
3-Habib Llana – Besa
Junior
1-Markelian Bedulla – Skëndërbeu
2-Sajmir Molla – Besa
Kadet
1-Clayson Kabetaj – Flamurtari
2-Luis Margjoni – VIlaznia
3-Muhamed Lemeti – Besa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB