Video/ Iu drejtua me gishtin e mesit punonjësit të kompanisë ‘Ford’, Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Trump: Ishte reagim i përshtatshëm dhe…
Autoritetet federale amerikane kanë kontrolluar shtëpinë e një gazetareje të Washington Post, në kuadër të një hetimi paraprak mbi një rrjedhje të mundshme të informacioneve të klasifikuara qeveritare, kanë bërë të ditur zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Sipas urdhër-arrestit, hetimi lidhet me një administrator të sistemit kompjuterik në shtetin e Maryland-it, i cili dyshohet se ka marrë informacion të klasifikuar dhe e ka mbajtur atë në banesën e tij. Autoritetet theksuan se gazetarja nuk është objekt i drejtpërdrejtë i hetimit.
Sipas raporimeve, gazetarja e Washington Post ka raportuar mbi fushatën e presidentit Donald Trump për shkarkimin e mijëra punonjësve federalë dhe përpjekjet për t’i detyruar institucionet të zbatonin axhendën e administratës së tij. Në muajin dhjetor, ajo botoi një artikull opinioni të bazuar në përvojën e saj personale gjatë mbulimit të kësaj çështjeje, ku përshkruante telefonatat dhe mesazhet e shumta që kishte marrë nga punonjës federalë aktualë dhe ish-punonjës, të indinjuar nga ndryshimet.
Gazetarja, Nathanson, nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment. Një zëdhënës i Washington Post deklaroi se gazeta po e monitoron nga afër situatën.
“Agjentët i thanë gazetares se ajo nuk është në qendër të hetimit. Urdhëri theksonte se zbatimi i ligjit po heton një administrator të sistemeve kompjuterike nga Maryland-i, i akuzuar për marrjen e informacionit të klasifikuar në shtëpinë e tij”, thuhet në një postim të Washington Post në platformën X.
Top Channel