U kundërshtua nga FMN, BE dhe Dhoma amerikane e Tregtisë, Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’

13/01/2026 11:20

Dy nismat e debatueshme të paqes fiskale ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe ligji për marrëveshjen fiskale kanë marrë dritën jeshile teksa presidenti i republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dekretuar duke i hapur kështu rrugë zbatimit pas publikimit në fletoren zyrtare.

Pavarësisht kundërshtimeve nga organizatat ndërkombëtare dhe dhomat e tregtisë të cilat shprehen se këto dy ligje cenojnë qëndrueshmërinë fiskale, nxisin evazionin dhe dëmtojnë konkurrencën në treg.

Falja e mbi 2 miliardë eurove gjoba dhe kamatvonesave për borxhe edhe nga 5-10 vjet, ndërhyrja e bizneseve në rregullimin e pasqyrave të vjetra financiare si dhe një marrëveshje e lidhur për vitin në vijim që të bën të pranosh një fitim mbi 18% se viti aktual duke paguar kështu një tatim 5%, me bonus në fund mungesën e kontrollit nga administrata tatimore, janë këto përfitimet që bizneset do të kenë nga kjo paqe.

Por këto favorizime janë kundërshtuar ndjeshëm si nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhomat e huaja Tregtisë në vend të cilat thonë se për nj vend si Shqipëria që synon integrimin në vend, luftimi i korrupsionit dhe evazionit fiskal duhet të jenë parësore por me një paqe të tillë shkelin rregullat.

Janë mbi 207 mijë biznese debitore që pritet të përfitojnë nga Paqja fiskale e cila  do të nis menjëherë pas publikimit të akteve nënligjore.

Presidenti Begaj ka dekretuar edhe 5 ligjet e tjera të mbetura të paketës fiskale që do të bashkëshoqërojnë buxhetin 2026 si  ligji “Për sistemin e taksave vendore”, “Procedurat tatimore”, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, i TVSH, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.

Ndonëse të gjithë ligjet tashmë janë dekretuar i vetmi i publikuar në fletoren zyrtare dhe dihet sesi do të zbatohet është ai i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB