“Tolerimi i skemave piramidale, gabimi më i madh i PD-së”, Berisha: Nuk ishte i qëllimshëm, erdhi nga mosdija

13/01/2026 19:05

Në foltoren e sotme në Lezhë, në 35-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qark kreu i PD-së, Sali Berisha foli për skemat piramidale.

Kryedemokrati tha se tolerimi i tyre ishte gabimi më i madh i qeverisjes së PD në atë kohë, megjithatë ai shtoi se nuk ishte gabim i qëllimshëm, por sipas tij erdhi nga mosdija. Kreu i opozitës shtoi se pavarësisht gabimit fatal qeveria e atëhershme i dha zgjidhje problemit në mënyrën më të drejtë të mundshme.

“Siç është e pashmangshme ne bëmë dhe gabimet tona, dolëm në opozitë në mënyrë të merituar, nuk ka diskutim se tolerimi i skemave piramidale nga qeveria e PD-së ishte gabimi më i madhe i saj, por ai gabim nuk ishte i qëllimshëm, ai gabim vinte nga mosdija dhe kur dorëzuam pushtetin menduan se u bëmë copë e çikë, menduam se do na shuanin nga harta e dheut dhe e vërteta është iu kujtohet juve se kur nisën protestat e para si sot e mbaj mend, 30 vetë mblidheshin para selisë dhe diku më tutje ishte Pjetër Abrnori i pavdekshmi në grevë urie në makinën e vet. Por ne vazhduam të mbrojmë vlerat dhe parimet që besojmë, ne pasi njohëm gabimit tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë përgjigje problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë e më të ndershme, nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që s’kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe tua jepnim atyre që kishin humbur”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB